12 ushqimet që janë të dëmshme për fëmijët tuaj dhe çfarë t’i jepni në vend të tyre
Studimet kanë treguar se disa nga ushqimet e përditshme që ju i jepni fëmijëve tuaj, në fakt janë shumë të rrezikshme. Në dukje të mira, këto ushqimet kaq të preferuara nga fëmijët, janë potencialisht të dëmshme për ta.
Neps ju rendit më poshtë cilat janë ato:
Pijet e gatshme sportive, lëngjet e frutave dhe pijet me gaz
Këto pije dëmtojnë sistemin nervor të fëmijëve, lëkurën dhe kujtesën e tyre. Sasia e lartë e sheqerit, dëmton madje edhe dhëmbët e tyre. Për më tepër këto pije nuk i japin asnjë vitaminë apo mineral fëmijëve tuaj.
Çfarë t’i jepni në vend të tyre? Shtrydhini fruta të freskëta!
Kosi i gatshëm i frutave
Sheqeri tek kosi i gatshëm dhe ngjyruesit janë vërtet shumë të pashëndetshëm për fëmijët tuaj. Në vend të tyre, ju mund ta përgatisni vetë kosin falë qumështit dhe t’ia shërbeni me mjaltë apo fruta të tjera sipas dëshirës.
Kokoshka në mikrovalë
Kokoshkat në mikrovalë janë një tjetër zgjedhje e famshme dhe e shpejtë për ushqimet e fëmijëve. Sidoqoftë, pak mund të jenë të vetëdijshëm se qeset e përdorura tek kokoshkat në mikrovalë mund të lëshojnë kimikate të rrezikshme. Ato përmbajnë kimikate që kur nxehen lëshojnë komponime që mund të jenë potencialisht të dëmshëm për zhvillimin e fëmijëve, të lidhura madje edhe me kancerin. Më mirë i përgatisni vetë kokoshkat në një tenxhere. Duhen 5-7 minuta dhe kanë një shijë vërtet të mirë.
Mjalti Për t’u habitur, por e vërtetë. Mjalti nuk këshillohet të konsumohet tek fëmijët përpara moshës 1 vjeç. Në vend të tij më mirë të përdoret banania e shtypur. Pas moshës 1 vjeç, ata mund ta konsumojnë mjaltin, pa frikën se mund të kenë probleme anësore. Përkundrazi, do të kenë shumë përfitime.
Ushqime të tjera që duhet t’i shmangni tek fëmijët tuaj dhe me çfarë t’i zëvendësoni: Salcën e gatshme të domateve- Zëvendësoje me salcë të bërë vetë nga domatet në kushtet e shtëpisë
Çokollatë
Çokollatën me shumë sheqer-Zëvendësoje me çokollata energjike me tërshërë e fruta
Ushqimet Fast-Food
Zëvendësoje me panime me perime dhe mishin e bardhë (mundësisht peshkun)
Çëmçakëzi
Zëvendësoje me mente, karota apo kastravec
Haribot e sheqerosura
Zëvendësoje me fruta të vërteta
Patatinat e gatshme
Zëvendësoje me patatina të bëra vetë nga patatet
Pica
Zëvendësoje me pica të bëra vetë në shtëpi dhe me sa më shumë perime
Stresi është një pjesë e pandashme e jetës së përditshme, por kur nuk menaxhohet siç duhet, mund të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj fizik dhe mendor. Në këtë artikull, do të zbuloni disa mënyra praktike për të menaxhuar stresin...
Fryrja e stomakut është një problem i zakonshëm që prek shumë njerëz dhe shpesh lidhet me zakone të përditshme ushqimi apo mënyrën e jetesës. Nëse dëshironi të ndiheni më rehat dhe të përmirësoni tretjen tuaj, këto këshilla mund t’ju...
Gjumi cilësor është thelbësor për shëndetin fizik dhe mendor, por shumë prej nesh vuajnë nga mungesa e tij. Në këtë artikull, do të gjeni disa këshilla të thjeshta që mund t’i zbatoni për të përmirësuar gjumin tuaj dhe për...
Lini një koment