Supë krem me kungull dhe karrota

Koha e përgatitjes: 15 min Koha e gatimit: 20 min

Ingredientët

  • 600gr tul kungulli portokalli
  • 4 karrota mesatare
  • 1 qepë mesatare
  • 600ml lëng perimesh (ose lëng nga koncentrate perimesh)
  • Gjalp
  • Piper të zi
  • Për shoqërim: kubikë buke të skuqur në gjalp ose pançetë të prerë në shirita të skuqur në pak yndyrë derisa të rezultojë krokante ose fara kungulli të pjekura

Udhëzimet

1

Grijmë qepën dhe e kavardisim në pak gjalp në zjarr mesatar derisa të rezultojë masë homogjene duke e perzierë shpesh.

2

Lajmë karrotat dhe kungullin, i qerojmë dhe i presim në copa të vogla dhe i shtojmë tek qepa, duke i përzier edhe për pak minuta.

3

Shtojmë lëngun e perimeve të nxehtë, i vendosim kapakun dhe e ziejmë për rreth gjysëm ore.

4

E kalojmë masën në mikser derisa ta reduktojmë në krem të butë dhe pa copëza perimesh.

5

E shërbejmë supën të ngrohtë dhe e spërkatim me pak piper te zi te shoqëruar me kubiket e bukës së skuqur me gjalp ose pançeten krokante.

Lini një koment