Vera nuk mund të kalojë pa përgatitur gliko shalqiri
1kg sheqer
1 grusht gelqere
Disa gjethe barbaroza
Lekure shalqiri
1.Marrim lekurat e shalqirit dhe i qerojme nga pjesa jeshile duke lene vetem pjesen e bardhe te cilen e presim ne katrore pak a shume te te njejtes madhesie.
2.Ne nje ene tresim nje grusht gelqere ne uje te ftohte dhe vendosim brenda lekurat e prera te cilat i leme per rreth 1 ore.
3.Pas kesaj i nxjerrim lekurat nga uji me gelqere, i shpelajme shume mire disa here dhe i hedhim ne nje tenxhere me 1 kg sheqer.
4.I vendosim ne zjarr shume te ulet me kapak mbyllur per maksimumi 20 minuta pa i shtuar uje, por duke u ziere vetem me lengun e tyre.
5.Ne momentin e fundit i shtojme disa gjethe barbaroza dhe e leme glikone te ftohet plotesisht ne lengun e saj.
6.Pasi ftohet e futim ne kavanozat apo enet qe kemi pergatitur.
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Nëse keni disa banane të pjekura në shtëpi, kjo është një nga ato receta që ia vlen ta provoni. Vetëm 5 përbërës, pak minuta përgatitje dhe pjesën tjetër e bën furra. Rezultati është një kek i butë, natyralisht i...
Nëse kërkoni një pjatë verore të shpejtë, kombinimi i kungulleshkave të pjekura, djathit të bardhë dhe limonit është një nga më të thjeshtat. Kungulleshkat piqen në temperaturë të lartë që të marrin ngjyrë pa u bërë të qullëta, ndërsa...
Lini një koment