9 këshilla si të shmangni helmimin nga ushqimi në këto ditë të nxehta
Me rritjen e temperaturave rreziku nga helmimi është gjithnjë e më i lartë. Prandaj për të shmangur incidente të pakëndshme, ndiqni me disiplinë 9 pikat më poshtë.
Kur bëhet fjala për shëndetin tuaj, asnjëra prej tyre nuk duhet neglizhuar.
Vendoseni ushqimin e mbetur në frigorifer pasi e keni përdorur
Konsumojeni ushqimin e mbetur brenda 2-3 ditëve
Konsumojeni ushqimin sapo të jetë gatuar
Mbani temperaturën e frigoriferit poshtë 5 gradë celsius.
Mos e mbingarkoni frigoriferin
Mishin e shkrirë vendoseni brenda në frigorifer dhe jo tek dera
Përdorni frigorifer të vogël për të mbajtur ushqimet e freskëta gjatë piknikut
Frigoriferi nuk duhet të qendrojë pa drita për më shumë se 4 orë.
Nëse ushqimi ka erë apo ngjyrë ndryshe nga e zakonshmja mos e konsumoni, por hidheni.
Ushqimi i shkrirë nuk duhet të ringrihet
Kufizoni hapjen e shpeshtë të frigoriferit/akullit.
Hani gjithnjë ushqime të freskëta në shtëpi, shmagni ushqimet Fast-Food dhe me shumë salca.
Larja e duarve në mënyrën e duhur mund t’ju ndihmojë në shmangien e kontaminimit të ushqimit dhe në parandalimin e helmimit prej tij.
Lani duart me ujë të ngrohtë dhe sapun për të paktën 15- 20 sekonda para dhe pasi të keni gatuar, apo të keni përgatitur ushqimin. Në mungesë të ujit dhe të sapunit, përdorni një copë të lagur me alkool./neps.al
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Luleshtrydhet prishen shpejt, por me këtë truk të thjeshtë mund t’i mbani të freskëta për disa ditë më shumë: 1️⃣ Shpëlajini me uthull të holluar – Përzieni 1 filxhan uthull molle ose të bardhë me 3 filxhanë ujë dhe...
Nëse nuk keni një ndarës vezësh, ky truk i thjeshtë do t’ju ndihmojë: 1️⃣ Metoda e shishes plastike – Thyejeni vezën në një tas. Merrni një shishe plastike bosh, shtrydheni pak dhe vendoseni grykën mbi të verdhën. Lëshoni shtrëngimin...
Lini një koment