7 ushqimet që përshpejtojnë procesin e plakjes dhe ju bëjnë të dukeni më e vjetër
Një muffins i pafajshëm në mëngjes, një kafe apo një sanduiç mund t’ju dëmtojë me të parën. Sheqeri, yndyrnat e pashëndetshme, kripa, alkooli apo edhe kafeina mund t’ju shkatërrojë proteinat e rëndësishme, të na dehidratojë dhe lëkura jonë është e para që vuan.
Më poshtë ju listojmë 7 produkte të cilat kanë një influencë të keqe në lëkurën tonë dhe të cilat duhet të konsumohen gjithnjë me sensin e masës:
Sheqeri shkatërron proteinat dhe lipidet
Sheqeri është përgjegjës për fitimin e peshës, krijimin e rrudhave, plakjen e lëkurës dhe dëmton shëndetin tuaj në përgjithësi.
Yndyrnat e pashëndetshme Gjenden tek produktet në Fast-Food , ushqimet e skuqura, margarina. Këto rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, shkaktojnë rrudha dhe plakjen e parakohshme.
Alkooli Të pish një gotë alkool nuk dëmton shëndetin, por të pish rregullisht shkatërron mëlçinë. Nëse mëlçia nuk funksionon mirë, toksinat nuk dalin jashtë dhe do të përkthehen në akne, humbje të kolagjenit, humbjen e elasticitetit dhe dehidratim.
Kripa
Kripa grumbullon ujin dhe shkakton si rrjedhojë ënjtje. Nëse nuk pini ujë, përshpejtimi i plakjes së lëkurës do të jetë më i lehtë.
Mishi i përpunuar shkakton dehidratim Salsicet, proshuta e tymosur përmbajnë shumë kripë dhe konservues. Për më tepër këto produkte reduktojnë vitaminën C në trupin tuaj, që është shumë e rëndësishme për krijimin e kolagjenit. Në vend të tyre mundohuni të konsumoni mish të bardhë ose fare mirë mund t’i ndërroni me perime.
Kafeja than lëkurën Kafeja është një diuretik që than shumë lëkurën tuaj. Fatmirësisht ky problem mund të zgjidhet: Pini shumë gota ujë teksa konsumoni kafe. Gjithashtu mos harroni të hidratoni lëkurën me krem.
Ushqimet pikante Mund ta djegin lëkurën tuaj, e bëjnë të kuqe dhe irritojnë sidomos zonën rreth buzëve./neps.al
Hiperglicemia është një term për sheqerin e lartë në gjak, një gjendje e zakonshme e diabetit. Glukoza, ose sheqeri në gjak, vjen nga ushqimi që hani dhe është burimi kryesor i energjisë për trupin tuaj. Glukoza natyrisht rritet dhe...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
A ka ndjesi më të keqe kur zgjohesh nga gjumi me grykën e thatë, pa zë, dhe të dhemb ede kur kalon pështymën…? Zyrtarisht je sëmurë. Por ndonëse oreksi mund të të jetë prerë, të ushqehesh siç duhet veçanërisht...
Lini një koment