Sugjerojmë:

6 gabimet që bëni rëndom po ngadalësojnë metabolizmin tuaj!

Gabimet që bëni me metabolizmin tuaj:

Merrni shumë kalori
Në fillim merrni shumë kalori e pastaj i ndërprisni fare. E vërteta është se kjo mund ta bëjë më të vështirë humbjen e peshës dhe mirëmbajtjen e peshës. Balanca është çelësi!

Shmangni proteinat
Proteinat rrisin metabolizmin më shumë sesa yndyrnat apo karbohidratet. Marrja e sasisë së proteinave ndihmon në humbjen, por edhe ruajtjen e një peshe konstante.

Jeta sedentare
Të jesh inaktiv, do të thotë që po humb pak ose aspak kalori. Përpiquni të ecni sa më shumë dhe të rrisni në përgjithësi aktivitetin fizik.

Nuk po bëni gjumë mjaftueshëm
Madje nuk mjafton të plotësosh vetëm orët e gjumit. Ky gjumë duhet të jetë cilësor, sepse kështu do të ndihmojë edhe metabolizmin të ketë ritmin e duhur.

Konsumi i pijeve me sheqer
Fruktoza tek këto pije, ul funksionimin e metabolizmit dhe është shkaku numër 1 i dhjamit rreth belit tuaj apo në mëlçi.

Nuk i trajnoni muskujt
Trajnimi i masës muskulare përmirëson së tepërmi metabolizmin tuaj, teksa ju humbisni peshë dhe plakeni (pra rriteni në moshë).

Lini një koment