6 arsye të forta pse duhet të konsumoni më shumë shalqi!
Përpos mendimit klishe se shalqiri përmban vetëm ujë dhe sheqer, në fakt ky frut është i pasur me një sërë elementesh të shëndetshme.
Ka një nivel të lartë vitaminash, mineralesh, antioksidantësh dhe vetëm një numër të vogël kalorish. Shalqiri është një frut që ju jep energji dhe ju ndihmon me humbjen në peshë.
Më poshtë ju rendisim 6 arsye të forta pse duhet të konsumoni më shumë shalqi:
Parandalon astmën
Rreziku i të prekurit nga astma është më i ulët tek ata persona që konsumojnë ushqime që përmbajnë një sërë elementësh të caktuar. Një nga këto elemente është vitamina C, e cila gjendet me shumicë tek shalqiri.
Ul presionin e gjakut Dieta e pasur me likopene, që gjendet tek shalqiri, mbron kundër problemeve me zemrën dhe hipertensionin.
Ju hidraton Shalqiri është fruti perfekt gjatë stinës së verës, nëse doni të parandaloni dehidratimin. Përmban 92% ujë dhe plot elektrolite të rëndësishme.
Rregullon tretjen Për shkak të përmbajtjes së lartë në ujë dhe fibra, shalqiri ndihmon kundër kapsllëkur dhe promovon një shëndet të mirë të zorrëve.
Parandalon kancerin Si një burim i shkëlqyer i antioksidantëve, duke përfshirë vitaminën C, shalqiri mban larg radikalet e dëmshme që janë shkaktari numër 1 i kancerit,
E shkëlqyer për lëkurën Shalqiri është i shkëlqyer për fytyrën, pasi përmban vitaminë A, një element që e mban lëkurën e hidratuar. Vitamina A është gjithashtu e nevojshme për shëndetin e mirë të flokëve./neps.al
Hiperglicemia është një term për sheqerin e lartë në gjak, një gjendje e zakonshme e diabetit. Glukoza, ose sheqeri në gjak, vjen nga ushqimi që hani dhe është burimi kryesor i energjisë për trupin tuaj. Glukoza natyrisht rritet dhe...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
A ka ndjesi më të keqe kur zgjohesh nga gjumi me grykën e thatë, pa zë, dhe të dhemb ede kur kalon pështymën…? Zyrtarisht je sëmurë. Por ndonëse oreksi mund të të jetë prerë, të ushqehesh siç duhet veçanërisht...
Lini një koment