Sugjerojmë:

5 super vende ku mund të porosisësh brunch në Snapfood

Patjetër që mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, por brunch-i është padyshim më i adhuruari. Një kombinim perfekt mes mëngjesit dhe drekës dhe koha më e mirë për të shijuar ekzaktësisht atë që të do zemra. Dhe për të shijuar bruch-in më të mirë që Tirana ka për të ofruar, shkoni në Snapfood dhe kërkoni emrat e mëposhtëm:

Serafina

Vendi ideal për ata të pavendosur mes një brunch-i të kripur apo të ëmbël. Megjithatë, sido që t’i keni shijet, mos lini pa provuar Emily In Paris se do pendoheni! Bukë briosh shtëpie e gatuar me vezë, kanellë, qumësht dhe sheqer kaf, e shoqëruar me akullore, krem karamel dhe fruta. Goja lëng!

Serendipity

Kush tha se ushqimi meksikan nuk është ide e mirë për brunch?! Sugjerimet tona: Një burrito pule ose tacos spektakolar me karkaleca. Do na kujtoni…

Bufe

“Pardon, un Croque Madame ju lutem!” Në Bufe do të gjeni pjatat tipike të brunch-it dhe mos lini kurrësesi pa provuar Croque Madame.

Cell food

Brunch më të shëndetshëm vështirë të gjesh. Porosisni një Calfironia Bowl me salmon, spinaq, patate të ëmbël, oriz kaf, avokado etj. S’do të ndjesh uri për një kohë të gjatë.

Tartuf Shop

Tartufi është gjithnjë një ide e mirë! Provoni Truffle Toast me vezë Benedict, avokado, Philadelphia, domate, bukë integrale e tartuf të freskët dhe s’do t’ju shkojë më mendja për asgjë tjetër.

Kliko për të shkarkuar aplikacionin: https://snapfood.al/download-app

Lini një koment