Sugjerojmë:

5 pjata me prodhime deti në Snapfood që do t’ju transportojnë menjëherë në plazh

Dielli dhe rritja e temperaturës pashmangshmërisht na bëjnë të na shkojë mendja tek pushimet verore në plazh… edhe pse është ende pakëz muaji prill. Megjithatë, shijen e detit mund ta gjejmë fare thjeshtë dhe në kryeqytet pasi Snapfood, të sjell në shtëpi, zyrë apo kudo ku je, pjatat më të shijshme me prodhime deti të restoranteve më të mirë të Tiranës. Mëposhtë do të gjeni sugjerimet tona dhe falë opsionit Kërko në Snapfood, mund të kërkosh menjëherë emrin e restorantit apo pjatës që dëshiron të porosisësh.

Rozafa Sea Food

Me emrin legjendar të restoranteve të peshkut nuk do të gaboni kurrë! Freskia është e padiskutueshme dhe miksi i tyre i zgarës është thjeshtë për të lëpirë gishtat.

Eden Breeze

Kemi vetëm një fjalë për ju: Krudo. Tek Eden Breeze kjo është kryefjala dhe mjeshtart e kuzhinës së tyre thjesht i qajnë. Porosisni një mix për t’i provuar të gjitha llojet dhe na falenderoni pastaj!

Fresh Catch

Të ka vajtur mendja për diҫka extra? Kallamarët e mbushur nuk do të të zhgënjejnë! Të  gatuar në mënyrë të shkalqyer dhe të shoqëruar me një salcë të shijshme që mban me vete gjithë aromën e detit.

Juvenilja

Jo ekzaktësisht një restorant peshku, por prodhimet e tyre të detit përveҫse super të freksëta, vijnë të gatuara në mënyrë spektakolare dhe nuk duhet të lini pa provuar fileton e salmonit.

Fresh Squid

Do të provosh një risoto që do të duash ta porosisësh përjetësisht? Provo Risotto nero di sepia me fruta deti nga Fresh Squid dhe do të na kujtosh.

Shkarko aplikacionin: https://snapfood.al/download-app

Lini një koment