Sugjerojmë:

5 hapa të thjeshtë për të trajtuar duart e acaruara nga xheli dezinfektant

Shenjat e një lëkure që është e acaruar nga xheli dezinfektant janë: 

Tharje e lëkurës, deskuamim apo lëkurëza të imëta si të rrjepura, skuqje e saj, lëngëzim, çarje, kore hemorragjike, kruajtje, djegie.

Si t’i trajtojmë: 

  • Mos i lani me ujë të nxehtë
  • Brenda 3 minutave të para nga fshirja me peshqir përdorni një krem zbutës
  • Ideale është vazelina e cila nuk ka ngjyrosës dhe aromatizues
  • Kur lani apo përdorni detergjentë vishni doreza
  • Kortizoniket si hydrocortisone 0.1% janë ideale për duart që vazhdojnë të jenë shumë të kuqe dhe të acaruara

Burimi: beautycare.al

Lini një koment