5 burgers spektakolarë në Snapfood që duhet t’i provoni patjetër!
Ka diҫka, që nëse të ka shkuar mendja për të ngrënë një burger, nuk mund të hash asgjë tjetër! Është si një thirrje e brendshme e pandalshme. Ndaj nëse keni neps për një burger të mbushur me djathë, diҫka më speciale me tartuf apo diҫka më klasike, ja ku keni një listë me 5 burgerat më spektakolarë në Snapfood që duhet t’i provoni patjetër.
Hamburger El Gaucho nga El Gaucho
Ka një arsye përse Black Angus është ndër llojet e mishit më të kërkuar në mbarë botën: Ka një shije të pakrahasueshme dhe është aq i butë sa shkrin në gojë. Tani imagjinojeni këtë mish në mes të një simiteje, me kastravec turshi, djathë, bacon… Fjalët janë realisht të tepërta!
Keti’s Truffle Burger nga Tartuf Shop
Një burger i mirë mbetet një burger i mirë, derisa i shton tartuf të freskët! Pastaj bëhet një burger i jashtëzakonshëm dhe Keti’s Truffle Burger (që ka marrë emrin e qenit të ndjerë të Tartuf Shop që ka qenë i pari që ka gjetur tartuf në Shqipëri) është pikërisht i tillë.
Delibros Burger nga Delibros
Jo për ata me zemër të dobët! Një kombinim fatal i qoftes së viҫit me pastrami të shijshëm, djathë cheddar, qetë të karamelizuara, kërpudha, parmigiano dhe një salcë të mrekullueshme, që do t’ju lërë pa fjalë pas ҫdo kafshate.
California Burger nga Wonder Bites
Përmend salcën guakamole dhe ke tërësisht vëmendjen tonë! Salca e shijshme me bazë avokado është lezeti i këtij burgeri, përgatitur me mish viҫi të ushqyer me misër, spec jeshil pikant, aioli me hudhër, salcë pico de gallo dhe një simite e freskët tejet e shijshme.
Cheeseburger me BBQ dhe mjaltë nga Fairy Tales Burger
Qoftja me mish viҫi 100% vendi takohet me salcën BBQ për t’i dhënë një shije unike këtij burgeri. Sigurisht nuk mund të mungonte djathi cheddar dhe bacon si dhe pakëz mjaltë… përrallore.
Me Snapfood, përveçse nuk nuk të duhet të shqetësohesh më për vaktin tënd të ardhshëm, tashmë nuk duhet të shqetësohesh as për portofolin sepse fare mirë mund ta lësh në shtëpi. Dhe kjo nuk vlen vetëm për porositë që...
Inflacioni përfundimisht nuk është shaka! A e keni vënë re sa shpejt fluturon rroga qëkur ka nisur rritja e çmimeve duke filluar nga karburanti e deri aty ku na dhemb më shumë: tek ushqimet. Ndaj çdo mundësi që na...
Vitet e universitetit mund të jenë një sprovë e madhe për studentët nga pikëpamja financiare, pas shumë prej tyre që në këtë fazë nisin të menaxhojnë për herë të parë paratë dhe kuptojnë se ndonjëherë, edhe një qindarkë e...
Lini një koment