Sugjerojmë:

5 arsye pse farat e lulediellit janë një ritual vërtet i mirë

Shpesh i blejmë për të kaluar kohën, por farat e lulediellit mund të bëjnë shumë më shumë se sa kaq. Duke i përzier me drithëra, duke i përdorur në sallata, në bukë apo në pjata të tjera ne marrim shumë vitamina e minerale prej tyre, vajra esenciale dhe antioksidantë. Më poshtë do të flasim më në detaje për benefitet që farat e lulediellit i sjellin trupit tonë.

Mbrojnë zemrën

Farat e lulediellit janë të pasura me vitaminë E, një antioksidant i fuqishëm për shpërbërjen e yndyrave. Vitamina E neutralizon radikalet e lira dhe ndalon oksidimin kolesterolit. Kolesteroli i oksiduar ngjitet tek muret e arterieve duke i dhënë shkas zhvillimit të arteriosklerozës e cila nga ana tjetër lidhet me bllokimin e arterieve, atakun  dhe sulmin në zemër.

Ulin nivelet e kolesterolit

Pjesa më e madhe e kalorive të gjendura tek farat e lulediellit derivojnë nga acidet yndyrore si ai linoleik i cili përbën 50% të përmbajtjes së acidit yndyror. Ato janë gjithashtu të pasura me acid oleik i cili ul nivelet e kolesterolit të keq (LDL) dhe rrit nivelet e kolesterolit të mirë (HDL) në gjak.

Benefite për kockat, nervat dhe muskujt

Farat e lulediellit janë një burim i mirë magnezi i cili ndihmon trupin të prodhojë energji dhe siguron kocka të shëndetshme. ¼ kupe fara luledielli na furnizojnë me 28% të sasisë ditore të rekomanduar të magneziumit.

Farat e lulediellit na ndihmojnë gjithashtu të relaksohemi. Qelizat nervore mbështeten tek kalciumi për të rregulluar çlirimin e neurotransmetuesve. Magnezi rregullon hyrjen e kalciumit në qelizat nervore, duke mbrojtur nervat nga të qenit tepër aktive dhe duke relaksuar muskujt dhe enët e gjakut.

Mbrojnë kundra kancerit

Këto vara të vogla sigurojnë një burim të shkëlqyer të selenit, një mineral gjurmët e të cilit lidhen me disa benefite kundra kancerit. Kërkimet kanë treguar se seleniumi promvon riparimin e ADN-së dhe qelizave të dëmtuara, ndihmon në ndalimin e përhapjes së qelizave të kancerit dhe çon në vetë-shkatërrimin e tyre ose apoptozë.

Veprim antioksidant

Farat e lulediellit sigurojnë një dozë të mirë të polifenoleve si acidi klinik, klorogjenik dhe kafeik. Këta komponentë veprojnë si antioksidantë duke mbrojtur qelizat nga radikalet e lira dhe stresi oksidativ. Stresi oksidativ lidhet me shumë sëmundje kronike si dhe plakjen e parakohshme.

Lini një koment