Sugjerojmë:

3 përfitimet e mahnitshme që trupi dhe fytyra juaj merr nga çaji jeshil

Përpos rekomandimeve të vazhdueshme që janë bërë për të konsumuar gjithnjë e më tepër çaj jeshil, tanimë rekomandohet edhe mos ta hidhni fundin e saj. Pavarësisht nëse e preferoni me bustina apo e zieni si tufë të plotë në çajnik, çaji jeshil i mbetur mund të përdoret mrekullisht për t’u zbukuruar. Ai i jep gjallëri lëkurës, freski dhe përmirëson dukshëm cilësinë e saj (sidomos hidratimin).

Po, po. E lexuat mirë.

Çaji jeshil është i pasur në antioksidantë dhe si rrjedhojë:

  • Zbeh rrudhat
  • Zbeh poret
  • Detoksikon lëkurën

Çfarë ju duhet:

  • 1 lugë gjelle çaji jeshil ose matcha pluhur
  • 1 lugë gjelle ujë i nxehtë
  • ½ lugë gjelle mjaltë

Udhëzime: 

  • Bashkoni të tri përbërësit në një enë, i përzieni mirë dhe aplikojeni duke e masazhuar në fytyrën tuaj të larë.
  • E lini të veprojë për 20 minuta dhe në fund e shpëlani me ujë të bollshëm.

Image result for green tea face mask homemade

Nëse dëshironi mund t’i shtoni maskës edhe pak tërshërë, për ta bërë si një scrub.

Kjo terapi në kushtet e shtëpisë, rekomandohet 2-3 herë në javë dhe brenda një kohë të shkurtër do të vini re rezultate të kënaqshme./neps.al

Lini një koment