Sugjerojmë:

3 ide sesi ta shfrytëzoni shafranin për maska bukurie

Erëzat janë jo vetëm mbreti i gatimeve, por edhe në kozmetikë gjithashtu. Me anë të tyre përgatiten maskat më të shtrenjta, për trajtimet e fytyrës, flokut etj.

Një ndër më të përdorurat është shafrani i Indisë. Ai shërben për shkëlqimin e lëkurës, për ta zbutur atë, për ta ushqyer si dhe për të larguar njollat.

Kjo erëz gjendet edhe në vendin tonë dhe ka një çmim të ulët. Mos nguroni ta shfrytëzoni më tepër sesa në gatime!

Më poshtë tri sugjerimet e Nepsit:

Kundër akneve:

  • 4 lugë gjelle qumësht
  • ¼ lugë gjelle me shafran
  • 2 lugë gjelle miell misri

Image result for turmeric face mask

Kundër zbokthit:

  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle shafran

Kundër strijave:

  • 3 lugë gjizë
  • 1 lugë gjelle shafran

Udhëzime:

  • Tek të tria sugjerimet mjafton t’i kombinoni përbërësit në një enë.
  • Aplikojeni në zonën specifike dhe e lini të veprojë për 20 minuta.
  • Në fund e shpëlani me ujë të ngrohtë./neps.al

Lini një koment