Sugjerojmë:

3 erëzat që djegin kaloritë po aq shpejt sa aktiviteti fizik

E vërteta është se erëzat e pafundme që na ka dhuruar natyra, nuk shërbejnë vetëm për t’i shtuar shijen pjatave tona. Ato përdoren gjerësisht në fushën e bukurisë, madje ato kanë aftësinë edhe të na dobësojnë.

Do thoni  ju, po si? Konsumi i tyre i përditshëm përmirëson aktivitetin metabolik, mban nën kontroll urinë dhe redukton indin dhjamor.

Ja 3 prej tyre, që me gjasa nuk mungojnë në kuzhinën tuaj: 

Xhenxhefili

Image result for ginger

Xhenxhefili është bërë i njohur në të gjithë botën për efektin e tij detoksikues. Përbërësi i tij kryesor, gingeroli, prodhon një efekt termogjen në trup që përshpejton metabolizmin. Ai gjithashtu përmban antioksidantë dhe substanca antiinflamatore që eliminojnë lëngjet e tepërta në trup dhe toksinat e ndryshme.

Piperi i zi

Image result for black pepper

Ka një efekt të shkëlqyer jo vetëm mbi ushqimin, por edhe organizmin. Ai përmban një substancë të njohur si piperinë e cila përveç që i jep aromën e saj pikante, bllokon formimin e qelizave të reja të yndyrës. Së bashku me kapsicinën dhe substancat e tjera, ndihmon në djegien e një sasie të konsiderueshme të kalorive.

Kanella 

Image result for kanella

Kanella është një aleat i shkëlqyer për të luftuar mbipeshën dhe vështirësitë metabolike. Ajo përmban përbërës aktivë që ndihmojnë në rregullimin e niveleve të glukozës në gjak. Nga ana tjetër, duhet thënë se një lugë gjelle kanellë ( e tretur në ujë ose çaj jeshil) ndihmon për të zgjatur ndjenjën e ngopjes./neps.al 

Lini një koment