Sugjerojmë:

2 metoda natyrale që zbehin dukshëm, strijat “e mallkuara”

Ndalemi pak tek kura e njohur me vitaminë A 

Vitamina A përmirëson shenjat e strijave të hershme dhe e bën lëkurën tuaj të butë dhe më të re. Vitamina A mund të konsumohet si shtojcë, por është gjithashtu e pranishme në fruta dhe perime të gjelbra dhe të verdha, si edhe tek karrota, veza, peshku, produktet e qumështit dhe mëlçia.

Image result for vitamin A foods

Si ta përdorni?

  • Në një gotë me ujë tresni 2 kapsura me vitaminë A
  • Formoni një pastë homogjene dhe aplikojeni mbi zonën e strijave, duke e masazhuar me lëvizje rrethore.
  • E lini të veprojë të paktën 5 minuta.
  • Sugjerohet ta përsërisni 2-3 herë në javë këtë metodë.

Metoda e dytë: 

Me vitaminë C

Related image

Vitamina C që gjendet tek limoni nxit zhvillimin e kolagjenit, duke e bërë lëkurën tuaj më elastike. Lëngu i limonit është gjithashtu acid natyral dhe për këtë arsye, largon qelizat e vdekura të lëkurës. Është efektive në ndriçimin e ngjyrës së shenjave të strijave dhe përshpejton procesin e zhdukjes së tyre.

Si ta përdorni?

  • Fërkoni me lëng limoni zonat e lëkurës suaj të prekur nga strijat.
  • Lëreni për rreth 10 minuta.
  • Pastaj lajeni atë me ujë të ngrohtë.

Këto janë dy metoda të thjeshta, e praktike të cilat dukshëm do të zbusin ngjyrën e kuqe të theksuar të strijave./neps.al 

Lini një koment