Bukuri

2 ilaçet më të mira shtëpiake kundër rënies së flokëve

Edhe ju po ankoheni këtë periudhë për rënien e flokëve me shumicë?

Atëherë jeni në artikullin e duhur.

Neps ju tregon më poshtë dy alternativa vërtet të mira kundrejt këtij fenomeni. Përbërësit gjenden kollaj dhe kanë një kosto të ulët.

Alternativa numër 1

  • Merrni dy bustina të çajit jeshil dhe i lini për disa minuta në një enë me ujë të nxehtë.
  • I hiqni mënjanë dhe e lini lëngun të ftohet.
  • Aplikojeni lëngun tek skalpi i kokës dhe masazhojeni butësisht.
  • E lini përreth 1 orë dhe më pas e shpëlani me ujë të ngrohtë.

Pse funksionon?

Çaji jeshil është i pasur me antioksidantë i cili ndihmon në rritjen e flokëve dhe i forcon ato, duke parandaluar kështu rënien.

Alternativa numër 2

  • Në një tas bashkoni dy lugë gjelle kos dhe 2 lugë gjelle mjaltë.
  • Aplikojeni këtë maskë në skalpin dhe flokët tuaj.
  • E lini të veprojë përreth 1 orë dhe më pas i lani flokët si zakonisht me shampo./neps.al 

You Might Also Like

No Comments

Leave a Reply