Sugjerojmë:

10 vlerat ushqyese që gjejmë te bajamet

Bajamet janë ndër arrorët më të mirë për organizmin. Ato janë të pasura me magnez, kalium, fibër dhe proteinë, të cilat janë shumë të rëndësishme për mbarëvajtjen e funksionit të shumë organeve në trupin e njeriut.

Janë shumë të shijshme, njihen si mishërim i mirëqënies së trupit dhe shëndetit. Janë burime të pasura me vlera ushqyese që janë thelbësore për shëndetin.

Bajamet dhe vlerat ushqyese të saj

1. Bajamet kanë nivele të larta yndyre, por ato ndihmojne për  të humbur peshë. Bajamet përmbajnë yndyra te ngopura të cilat bëjnë të ndiheni të ngopur shpejt e në këtë mënyrë të ndaloni mbingrënien. Por nuk duhet të konsumoni më shumë se nje grusht ose 12 kokrra. Edhe pse bajamet kanë yndyrëra të shumta, konsumuesit e rregullt të bajameve janë më të dobët në peshë se ata që nuk konsumojnë bajame. Nga një studim ata që kanë konsumuar bajame së paku 2 herë në javë, gjasat që të shtojnë peshë kanë qenë 31% më të vogla ata që nuk kanë konsumuar apo konsumuar rrallë bajamet.

2. Mban ulur presionin e gjakut pasi bajamet përmbajnë shume kalium dhe shumë pak sodium. Ky është një kombinim i përsosur për të kontrolluar tensionin e gjakut. Kaliumi ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut ndërsa me përmbajtjen shumë të ulët te natriumit bajamja eshte ideale si ushqim.

3. Bajamet rrisin HDL, kolesterolin e mirë, dhe mbajne ne nivele të ulët LDL kolesterolin e keq. Si rezultat, rreziku i sëmundjeve të zemrës është ulur vetëm duke ngrënë një grusht bajame çdo ditë.

4. Ato I mbrojnë muret e arterieve pasi flavonoidet në sipërfaqen e bajameve, rrisin sinergjinë, me vitaminë E, duke zvogëluar rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

5. Bajamet ndihmojnë në funksionimin e trurit pasi përmbajnë riboflavin dhe L-Karnitinë, ushqyes të cilët rrisin aktivitetin e trurit dhe mund të zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e Alzhemerit.

6. Për një lëkurë shumë të mirë. Bajamet janë të pasura me vitaminë E. Vitamina E është një antioksidant që lufton radikalet e lira, parandalon dëmtimin e indeve të trupit dhe e mban lëkurën elastike nga dëmtimi. Kjo është arsyeja pse vaj dhe qumeshti i bajameve jane nga perberesit kyesore ne prodhimet e kremarave te lekures. Produktet e bajames mbrojne lëkurën nga plakja, dielli, dhe kanceri i lëkurës.

7. Bajamet janë të vetmet që një nga proteinoformuesit që alkalizohen.Kur trupi juaj është në mungesë të alkaloidëve, rrezikoheni nga osteoporoza, funksionimi i sistemit imun, fuqi të dobët si dhe shtim të peshës.

8. Janë ideale për diabetikët pasi kanë shume proteina dhe kanë zero karbohidrate. Ato jane ideale për diabetikët dhe kushdo që ka probleme me nivelet e sheqerit në gjak.

9. Ndalon kancerin e zorrës së trashë dhe kapsllëkun. Ato janë të pasura me fibra. Fibrat e bajames ndihmojne në rregullimin e brendshem dhe pastrojne traktin e tretjes. Si rezultat, bajamet ndihmojne trupin tonë per të luftuar kancerin e zorrës së trashë.

10. Bajamet ndihmojnë në ndërtimin e eshtrave dhe dhëmbëve të fortë. Fosfori që gjendet në bajame, e bën të mundur forcimin e dhëmbëve dhe eshtrave.

Lini një koment