Sugjerojmë:

10 minuta nga koha juaj për të përgatitur disa qofte të shijshme patatesh

1 kg patate
1 qepë të madhe
6 lugë gjelle gjalpë
1 lugë kafe piper
1 lugë gjelle rigon
Vaj ulliri dhe kripë
1 lugë gjelle miell

1.Pastrojmë patatet dhe i grijmë në rende. Pasi i kemi kulluar, i hedhim kripën, piperin, qepën e grirë imët, gjalpin e shkrirë, miellin dhe rigonin.
2.Nga ana tjetër ngrohim tiganin me pak vaj ulliri. Me anë të një luge marrim nga masa e përgatitur dhe e skuqim nga të dyja anët në tigan.
3.Në të njëjtën mënyrë do të veproni me të gjithë masën. Ja ku përgatitët disa qofte të shijshme patatesh.

Lini një koment