Zhdukini strijat përgjithmonë me këto 5 produkte ushqimore
Strijat janë një problem i zakonshëm tek femrat, por shumë i sikletshëm dhe stresues. Ato shkaktohen nga humbja e shpejtë e peshës ose shtimi në peshë, stërvitje e tepruar, ndryshime hormonale apo shtatzëni.
Gjithashtu janë të vështira për tu hequr qafe ose të pamundura, megjithatë ekzistojnë disa mënyra natyrale dhe efektive sipas dermatologëve.
Ja disa prej tyre:
1.Lëngu i patates
Patatet janë të pasura me vitamina dhe minerale të tilla si vitamina B dhe C, kalium, magnez, kalcium, zink dhe fosfor, të cilat mund të stimulojnë rritjen e qelizave të lëkurës. Vetëm prisni një patate në feta të trasha, pastaj i lini të qendrojnë tek strijat për 5-10 minuta. Më pas i shpëlani me ujë të ngrohtë.
2.E bardha e vezës
Të bardhat e vezëve janë të pasura me 40 proteina të ndryshme, psh vitamina A dhe kolagjeni të cilat mund të bëjnë mrekulli për lëkurën tuaj. Përzieni dy të bardhat e vezëve dhe me pas i aplikoni tek strijat. I shpëlani me ujë sapo ato të thahen. Në fund aplikoni edhe pak vaj ulliri.
3.Lëng limoni
Lëngu i limonit është një zbardhues natyral i lëkurës që mund të heqë qelizat e vdekura të lëkurës dhe shenjat e strijave gjithashtu. Vetëm prisni një limon përgjysmë, e shtrydhni në ujë të ngrohtë dhe më pas e aplikoni tek zona e prekur.
4.Sheqer
Sheqeri i papërpunuar është një exfoliator i madh që mund të zvogëlojë pamjen e shenjave tuaja të strijave. Përzihet një lugë sheqer, një sasi e vogël e vajit të bajames dhe disa pika lëng limoni, pastaj aplikohet përzierja tek strijat. E mbani 10 minuta dhe më pas e shpëlani me ujë të ngrohtë.
5.Vaj ulliri
Vaji i ullirit përmban lëndë ushqyese esenciale dhe antioksidantë që mund të pastrojnë shumë probleme të lëkurës duke përfshirë shenjat e strijave. Vetëm ngrohni disa pika vaj ulliri dhe masazhojeni atë tek shenjat. E lini të qendrojë për gjysmë ore dhe sigurojini trupit tuaj vitaminat A, D dhe E.
Çfarë duhet të bëni për të normalizuar organizmin pas një nate ku e keni tejkaluar me ushqim, ëmbëlsira dhe alkool? Më poshtë keni listën e ushqimeve që do t’ju ndihmojnë të normalizoni dhe pastroni organizmin, në një dietë Detox....
Gjatë periudhës së shtatzanisë, të gjitha bëhemi shumë më të ndërgjegjshme për mënyrën tonë të të ushqyerit, se çfarë duhet të hamë e çfarë jo. Megjithatë, jo gjithmonë është e lehtë t’i kategorizosh ushqimet dhe pijet në çfarë DUHET...
Për të evituar infenksionet në veshka është ideale të konsumoni ushqime të shëndetshme që sigurojnë një larmi vitaminash, mineralesh dhe antioksidantësh që sigurojnë pastrimin e veshkave por që kanë sasi të vogla kaliumi dhe fosfori. Ushqimet që përmbajnë antioksidantë mund të...
Lini një koment