Nga neps. al29 Shtator, 2021 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 3 minuta
Xheli i Aloe Verës me limon, sekreti që fshihet pas pyetjes: “Si të rriten kaq shpejt flokët?”
Kur është fjala për rritjen e flokëve, sekreti është durimi, ama ndonjëherë duhen jo muaj, por vite që flokët tuaj të arrijnë gjatësinë që keni dashur. Çfarë duhet bërë për ta përshpejtuar këtë proces? Fare mirë mund të përdorim metoda natyrale që stimulojnë rritjen e flokëve.
Aloe Vera është një bimë që të gjithë mund ta kemi në shtëpi. Është shumë e pasur në aminoacide dhe enzima proteolitike që ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të skalpit dhe stimulojnë rritjen e flokëve.
Benefitet e Aloe Verës në flokë:
Aloe Vera përmban enzima proteolitike, të cilat ndihmojnë në shërimin dhe riparimin e qelizave të dëmtuar të skalpit të kokës. Kjo gjë përmriëson shëndetin e folikulave të flokut dhe indirekt promovon rritje të shpejtë të flokut.
Jo vetëm që enzimat e saj ndihmojnë skalpin, por Aloe Vera ndihmon edhe folikulat e fjetura të flokut të gjenerojnë flok të rinj.
Ndihmon në ndalimin e rënies së flokëve dhe kontrollon rrallimin e tyre, duke garantuar flokë të trashë dhe voluminozë.
Ka veti anti-inflamatore të cilat ndihmojnë në qetësimin e irritimit dhe agravimit të skalpit.
Ka veti anti-kërpudhore dhe antivirale duke trajtuar zbokthin dhe efektin e ‘flokëve të borës’.
Aloe Vera është shumë e pasur në proteina, vitamina dhe minerale që ushqejnë me efikasitet folikulat dhe flokët tuaj.
Përmbajtja e aloe verës ndihmon për t’u dhënë flokëve efektin e maskës, duke i furnizuar ata me nutrientë dhe hidratim.
Limon dhe Aloe Vera për flokë të gjatë Do t’ju duhen:
2 lugë gjelle xhel Aloe Vera i freskët
1 lugë gjelle lëng limoni
Përgatitja: 5 minuta
Koha e qëndrimit në flokë: 20 minuta
Procesi i përgatitjes:
-Në një tas përzieni përbërësit derisa të përftoni një krem homogjen.
-Masazhoni këtë përzierje në skalpin tuaj dhe më pas në gjatësinë e flokëve.
-Lëreni për 20 minuta dhe më pas shpëlajini flokët.
-Lajini me një shampo të butë dhe përdorni maskën si zakonisht.
Sa shpesh?
1 herë në javë.
Pse funksionon?
Lëngu i limonit është i pasur në vitaminë C, e cila është thelbësore për sintezën e kolagjenit. Nivelet e larta të kolagjenit promovojnë rritje të shpejtë të flokëve. Lëngu i limonit gjithashtu ndihmon në një shëndet të mirë të skalpit pasi garanton nivele optimale të pH.
16 Prill, 2025 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 1 minutë
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
16 Prill, 2025 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 1 minutë
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
3 Mars, 2025 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 4 minuta
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Lini një koment