Sugjerojmë:

Wurstel formë zemre me vezë të skuqur, le ta nisim javën me një mëngjes romantik

Wurstel formë zemre me vezë të skuqur

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Është një pjatë shumë e thjeshtë, por ide e shkëlqyer për një mëngjes romantik, për të surprizuar partnerin apo për t’ua përgatitur fëmijëve. Përbërësit janë të thjeshtë: vezë dhe wurstel të cilët mund të servilen me një bazë sallate e domate qershi të aromatizuara me aceton balsamime, disa feta bukë të thekur e më pas të vazhdoni me një filxhan kafe të shijshme.

Ingredientët

  • 4 wurstel
  • 4 vezë
  • Vaj ulliri ekstra i virgjër
  • Kripë

Udhëzimet

1

Zhysni 4 wurstel të gjata në ujë të vluar për një minutë dhe kullojini. Pritini për së gjati, por pa i ndarë komplet. Bashkoni ekstremitetet dhe fiksojini në formë zemre me kunja dhëmbësh. Kështu keni krijuar katër forma zemre.

2

Ngrohni pak vaj në një tigan dhe shtoni format e zemrës. Ndani të verdhat nga të bardhat, duke i ruajtur të verdhat mënjanë.

3

Shtoni të bardhat e vezëve në zemrat wurstel dhe në momentin që do të fillojnë të bëhen solide, krijoni një hapësirë në qendër të tyre me kurrizin e një luge.

4

Hidhuni kripë, shtoni të verdhat në hapësirat e krijuara, lërini edhe për 1-2 minuta të mbuluara me kapak dhe shërbejini.

Lini një koment