Sugjerojmë:

Vezë poshe me spinaq dhe patate

Vezë poshe me spinaq dhe patate

Persona: 2
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 300 gram patate të grira imët
  • 100 gram spinaq
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 qepë e vogël grirë imët
  • 1 lugë çaji piper i kuq
  • 1 lugë çaji kripë
  • 2 vezë poshe
  • Për salcën: 3 vezë të mëdha, lëng limoni, 110 gram gjalpë të shkrirë dhe ½ lugë çaji kripë.

Udhëzimet

1

Në një tigan me vaj ulliri skuqni qepën. Shtoni kripë, piper. I përzieni mirë dhe shtoni patatet.

2

Vazhdoni t’i trazoni edhe për 5 minuta të tjera. E ndani masën në dy pjesë në tigan dhe mundohuni t’i jepni secilës një formë të rregullt rrumbullake.

3

E skuqni mirë nga të dyja anët. Hiqeni nga zjarri dhe e lini mënjanë.

4

Ndërkohë në një tigan tjetër skuqni spinaqin.

5

Përgatisni në një blender salcën duke kombinuar të verdhën e vezës, lëngun e limonit, gjalpin dhe kripën. I trazoni së bashku për pak sekonda.

6

Merrni një pjatë dhe shërbeni masën me patate dhe qepë që përgatitët më parë. Sipër vendosni pak spinaq dhe në fund një vezë poshe.

7

Shtoni salcën që përgatitët dhe në fund mund t’i shtoni pak majdanoz të freskët. Ju bëftë mirë!

Lini një koment