Vera nuk mund të kalojë pa recetën e domateve të mbushura me beshamel
6 domate të pjekura, por të forta
300 gr mish i grirë
1 qepë e grirë
250 ml salcë beshamel
1 gjethe dafinë
1/2 gote verë e bardhë
3-4 lugë vaj ulliri
2-3 rrënjë karafili
Kripë
1.Hiquni bishtat domateve, zbrazini nga farat dhe tuli, hidhuni pak kripë dhe vërini përmbys që të kullojnë.
2.Në një tigan, skuqni qepën me vaj ulliri, shtoni mish, fërgojini pak sa të marrin ngjyrë dhe shuajini me verë të bardhë, përpara se të hidhni tulin e hequr të domateve.
3.Shtojini përzierjes gjethen e dafinës dhe rrënjët e karafilit, provojeni për kripë dhe shtojini sipas shijes tuaj, ndërsa lini gjithçka të gatuhet në zjarr mesatar, duke përzier herë pas here, derisa të mpaket dhe të mblidhet.
4.Me mbushjen e përgatitur mbushni domatet e qëruara, vendosini në një tavë pjekjeje dhe mbulojini domatet me salcën beshamel.
5.Piqini në furrë me 200 gradë derisa të tkurren dhe lëshojnë aromën dhe shijen e tyre.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment