Ushqimet mund të bëhen vatër bakteresh që shumëfishohen shpejt duke shkaktuar një sërë helmesh që na dëmtojnë shëndetin.
Si parandalohet prishja e tyre:
- Termostati duhet të gradohet në një temperaturë më të ulët, krahasuar me dimrin.
- Pastrojeni rregullisht frigoriferin dhe përdorni ujë të nxehtë me pak uthull për të larguar aromën e padëshiruar.
- Ndani në zona të caktuara në frigorifer ushqimet e gatuara nga të freskëtat.
- Nëse udhëtoni, ushqimin mbajeni në enë të izoluara termike.
- Perimet me bazë ujore duhen ruajtur në vende të freskëta.
- Ushqimet e ngrohta duhen ruajtur në atë temperaturë ose zier dhe më pas lërini të ftohen.
- Ringrohini sërish pas disa orësh.
- Mos harroni
Ushqimet janë të sigurta në frigorifer vetëm për aq kohë sa thuhet në etiketë. Nëse keni dyshime mbi një ushqim të ruajtur për një kohë të gjatë, më mirë hidheni atë.

Ushqimet që prishen më shpejt nga moti i ngrohtë:
- Qumështi
- Gjalpi
- Akullorja
- Gjiza
- Kosi
- Shalqiri
- Boronicat
- Mishi i pulës
- Ëmbëlsirat
Lini një koment