Sugjerojmë:

Unaza prej qepe, unazat më të preferuara nga kushdo!

Unaza prej qepe, unazat më të preferuara nga kushdo!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Këto janë "unazat" më të dashura nga ju prandaj Neps vendosi t'ju sjellë sot recetën e përgatitjes së tyre!

Ingredientët

  • 2 qepë të mëdha të grira imët
  • 140 gram patatina
  • 125 gram miell
  • 3 vezë të mëdha
  • 60 ml qumësht
  • Kripë, piper të zi
  • Borzilok i freskët

Udhëzimet

1

Me kujdes do të përpiqeni që qepët t'i zhvishni në rrathë, pa i prishur formën.

2

Në një qese kuzhine do të fusni patatinat dhe do t’i grini imët.

3

Ndërkohë në një enë bashkoni vezët, kripë, qumështin, borzilokun dhe piperin për shije.

4

Tek ena ku keni miellin do shtoni pak kripë dhe piper.

5

Merrni rrathët prej qepe dhe i lyeni me miell. Kalojeni tek masa me vezë dhe në fund tek patatinat.

6

Kështu do të veproni për çdo unazë prej qepe. Në fund do t’i skuqni me vaj. Ju bëftë mirë!

Lini një koment