Sugjerojmë:

Turli me kunguj e karkaleca

Turli me kunguj e karkaleca

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Kur themi turli, shpesh na shkon mendja jo për mirë. Por në fakt kjo që ju sugjeron Neps.al sot është fantastike. Duhet thjesht ta provoni! Ka pak karbohidrate dhe e pasur me perime të shijshme.

Ingredientët

  • 1 kg karkaleca
  • 3 lugë gjelle lëng lime
  • 1 lugë gjelle kripë
  • 2 lugë kafe piper i zi i freskët
  • 1 lugë çaji spec i kuq pluhur
  • 2 thelpi hudhra të grimcuara
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • Perime: 1 qepë e kuqe ( e prerë në feta rrumbullake)
  • 1 kungulleshkë (e prerë shirita-shirita)
  • 1 spec të kuq
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 kungull të verdhë (të prerë në kubik të vegjël, pra tuli i saj).

Udhëzimet

1

Marinoni karkalecat e lara dhe të qëruara, me erëzat, lëngun e limes dhe vajin e ullirit.

2

Ndërkohë lani dhe prisni imët perimet.

3

Në një tigan në zjarr mesatar shtoni 1 lugë vaj ulliri.

4

Skuqni perimet për disa minuta derisa ato të marrin një ngjyrë. Më pas i hiqni dhe i lini mënjanë në një tas.

5

Në të njëjtin tigan, vendosni për të skuqur karkalecat me hudhrat.

6

Në fund i shtoni edhe perimet dhe i përzieni bashkë për 1-2 minuta.

7

I hiqni nga zjarri, i shërbeni të ngrohta dhe shijojini!

Lini një koment