Aloe Vera përmban substanca që ndihmojnë në hidratimin e lëkurës tuaj dhe përmirësojnë tonin e lëkurës.
Ajo gjithashtu ka veti anti-bakteriale dhe anti-kërpudhore. Kombinimi i Aloe Veras dhe qumështit është një mënyrë e thjeshtë dhe e dobishme për të zbardhur lëkurën tuaj në mënyrë natyrale.
Kjo maskë rekomandohet më tepër për të zbardhur zonën e gjunjëve, sqetullave apo bërrylave.
Çfarë duhet të bëni?

- Përzieni sasi të barabarta qumështi dhe xhel Aloe Vera ( për shembull 1 lugë gjelle) dhe aplikojeni këtë përzierje në lëkurën tuaj.
- Lëreni gjithë natës dhe më pas lajeni në mëngjes.
- Një opsion tjetër është që ju mund të ekstraktoni xhelin nga gjethet e Aloe Vera dhe ta aplikoni atë në gjunjë dhe bërryla. Lëreni të veprojë për 20 minuta dhe më pas e shpëlani me ujë të ngrohtë.
- Rezultatet do të jenë vërtet shumë të mira!/neps.al
Lini një koment