Sugjerojmë:

Tre kavanoza me majonesë brenda 3 minutave! Ja gruaja që shënoi rekord të ri botëror në “Guiness”

Një grua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shënuar një rekord të ri në “Guiness”. Ajo ka ngrënë më shumë se tri kavanoza me majonezë në më pak se tre minuta!!!

Michelle, gruaja e gjatë vetëm 1.63 metra ka konsumuar kështu gati 2.5 kg majonezë brenda 180 sekondave. Mirëpo kjo nuk është hera e parë që ajo fiton një çmim të tillë në fushën e ushqimeve.

Ajo mban gjithashtu rekordin për konsumin e  një pjate makaronave brenda 26.69 sekondave dhe kohën më të shpejtë të ngrënies së një hot-dogu pa duar (vetëm 21.60 sekonda).

Michelle përmend metabolizmin e saj të shpejtë si kontribues në aftësinë për të mos marrë kile, pas konsumit në sasi të mëdha të ushqimeve.

Ajo gjithashtu ka treguar se para se të përfshihet në gara të tilla volumioze në ushqime, praktikohet për të zgjeruar stomakun./neps.al 

Lini një koment