Kjo maskë mund të përdoret çdo javë dhe rezultatet që do ju japë janë të mahnitshme. Ajo stimulon ndër të tjerash rritjen e flokëve dhe parandalon rënien e tyre.
Përbërësit:
- 1/2 tufë spinaq
- 1 lugë gjelle mjaltë
- 1 lugë gjelle vaj ulliri ekstra të virgjër
Përgatitja:
- Lani spinaqin, e zieni në një tenxhere me ujë e kripë dhe më pas e fruloni në blender derisa të arrini një masë kremoze.
- E kaloni në një tas, i shtoni vajin e ullirit dhe mjaltin.
- I përzieni mirë dhe më pas aplikojeni maskën tek skalpi dhe në të gjithë gjatësinë e flokut.
- E lini të veprojë për 30 minuta dhe më pas e lani flokun si zakonisht me ujë të bollshëm e shampo. Do të mbeteni mjaft të kënaqur nga rezultatet!/neps.al
Lini një koment