Probleme me flokët dhe majat dyshe?
Mbrëmja është koha ideale për t’i trajtuar flokët tuaj me këtë maskë 100% natyrale. Do ju ndihmojë shumë për flokë më me jetë, më të hidratuar dhe plot shkëlqim.
Më poshtë keni sugjerimin e Nepsit, me dy produkte ushqimore të thjeshta:
Maskë me majonezë dhe vaj ulliri
Çfarë duhet të bëni:
- Në një tas hidhni 3 lugë çaji majonezë, 3 lugë çaji vaj ulliri dhe 3 kapsula vitaminë E.
- Aplikojeni maskën nga mesi i flokëve deri tek majat. Lëreni të veprojë për 1 orë dhe më pas shpëlajeni kokën me ujë të vakët dhe shampo bimore.
- Përsëriteni këtë procedurë 1 herë në javë dhe do të vini re përmirësim të dukshëm.
Ndani me ne rezultatet tuaja!/neps.al

Lini një koment