Sugjerojmë:

Trahana me lëng domatesh, nëse akoma nuk e keni provuar bëjeni tani

Ingredientët

  • 1 kg miell
  • 2 gota lëng domatesh
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 1 lugë gjelle kripë

Udhëzimet

1

Sitet mielli, të cilit i hapet një gropë në mes ku hidhet gjalpi i shkrirë, lwngu i domateve dhe kripa.

2

Duke filluar nga mesi e përzjejmë brumin duke mos e gatuar shumë, por të përzihet aq sa të mos thithë krejt miellin.

3

Brumi duhet të jetë i fortë dhe i shkrifët.

4

Sipër e spërkasim me miell, e mbulojmë dhe e lëmë të vijë për 2-3 ditë.

5

Pastaj e hapim copa-copa në çarçafë të pastër, e lëmë të thahet pak e shkoqim me dorë.

6

E kalojmë në sitë të rrallë, e thajmë përsëri dhe e vendosim në qeska prej pëlhure.

7

Ruhet në vende të thata dhe të freskëta.

Lini një koment