Sugjerojmë:

Tosti me avokado dhe djathë dhie do të kthehet në të preferuarin tuaj!

8 feta bukë të bardhë
½ filxhan me salcë pesto
¼ filxhan me djathë dhie të thërrmuar
4 toptha mozzarella të prera në feta
10 gjethe spinaqi
1 avokado e prerë në feta

1.Lyeni fetat e bukës me salcën pesto.

2.Sipër i vendosni nga një gjethe spinaqi, mozzarella, 1 fetë avokado dhe djathin e dhisë.

3.Sipas dëshirës mund ta kaloni në toster për disa minuta. Ju bëftë mirë!

Lini një koment