Sugjerojmë:

Tost francez me kanellë

Tost francez me kanellë

Persona: 2
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ky tost francez me kanellë është për të gjithë adhuruesit e kuzhinës franceze. Është e shijshme, është si të hash një ëmbëlsirë. Rezultati është fantastik!

Ingredientët

  • 4 feta bukë
  • Për masën me vezë: 3 vezë+1 gotë qumësht+1 lugë gjelle ekstrakt vaniljeje. I përzieni bashkë të gjitha.
  • Për pastën me kanellë: 3 lugë gjelle gjalpë, 1 lugë gjelle kanellë, 3 lugë gjelle sheqer kaf. I përzieni bashkë të gjitha.
  • Për shurupin: 1 filxhan sheqer, 2 lugë gjelle qumësht, 1 lugë gjelle ekstrakt vaniljeje

Udhëzimet

1

Në tavolinën e punës radhisni fetat e bukës dhe tek secila prej tyre krijoni një hapsirë në mes.

2

Shtonit tek secila pastën me kanellë dhe i lini për 3-5 minuta.

3

Përgatisni masën me vezë dhe pastaj lyeni me radhë fetat e bukës.

4

Vendosini për t’i skuqur në një tigan me gjalpë, derisa të marin një ngjyrë kafe të artë.

5

Në fund i shërbeni me shurupin sipër. Tosti është gati për t’u shijuar!

Lini një koment