Sugjerojmë:

Tortelini me pana dhe proshutë

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 20 min

Ingredientët

  • 320 gr tortelini
  • 500 gr proshutë pule
  • 120 gr pana
  • Kripë
  • Piper

Udhëzimet

1

Fillimisht ziejmë tortelinit.

2

Proshutën e prerë në kubikë e vemë të skuqet në një tigan me pak gjalpë në flakë të ulët.

3

Shtojmë në tigan panën dhe e hollojmë me pak qumësht ose ujë.

4

Hedhim kripë dhe piper.

5

Më pas tortelinit i shtojmë në tigan dhe i përziejmë mirë.

6

Pasi të jenë bërë masë homogjene i hedhim në pjata për t'i shërbyer.

7

Sipas dëshirës mund t’i shtojmë sipër pak djathë kaçkavall.

8

I shërbejmë të ngrohta.

Lini një koment