Sugjerojmë:

Tortë me kivi dhe krem kosi

Koha e përgatitjes: 40 min Koha e gatimit: 10 min

Ingredientët

  • 2 të bardha veze
  • 4 lugё ujë
  • 1 pako vanilje
  • 200 gr sheqer
  • 1 lugё uthull
  • 1,5 lugё nisheste
  • Për kremin:
  • 2 lugë krem kosi
  • 2 lugё sheqer pluhur
  • 4 kivi

Udhëzimet

1

Hedhim në mikser tё bardhat e vezёve, shtojmë ujin dhe vaniljen.

2

Pastaj ngadalё shtohet sheqeri duke e tundur nё mёnyrё qё tё mos ngelen topa topa.

3

Nё fund shtohet uthulla dhe niseshteja dhe pastaj bashkohet pёrzierja.

4

E gjithё kjo vendoset nё tavë nё formё tё gjatё tё mbuluar me letёr pёr pjekje.

5

Piqet 10 minuta nё furrё tё nxehtё nё njё temperaturё prej 150 gradё celsius, kёshtu qё pasi tё keni fikur furrёn lёreni tortёn tё qёndrojё edhe 30 minuta pёr tu tharё.

6

Pёr kremin pёrzihet krem kosi, sheqer pluhur dhe dy kivi tё prera nё copa tё vogla.

7

Me kёtё krem lyhet korja e ftohur dhe torta dekorohet me rrota tё prera nga kivi.

Lini një koment