Sugjerojmë:

Tortë akulli me banane dhe çokollatë

500 ml ajkë e ëmbël
250 ml qumësht i kondensuar
Biskota
Banane

1.Përziejmë ajkën e ëmbël me qumështin e kondensuar derisa të bëhet një krem i fortë.

2.Shtojmë brenda bananet e grira në copëza të dhe e përziejmë derisa të bëhet një masë homogjene.

3.Më pas në enën ku duam ta përgatisim vemë një shtresë të trashë me biskota.

4.Sipër hedhim kremin e përgatitur dhe e futim tortën në akull për disa orë.

5.Pastaj e nxjerrim dhe e dekorojmë me çokollatë para se ta servirim.

Lini një koment