Sugjerojmë:

Tiramisu e shijshme me pjeshkë

Tiramisu e shijshme me pjeshkë

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 30 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 300 gram biskota specifike për tiramisu
  • 500 gram maskarpone
  • 200 ml pana te ëmbël
  • 500 gram komposto pjeshke+ lëngu i kompostos
  • 80 gram sheqer pluhur
  • 100 gram biskota amaret

Udhëzimet

1

Në një enë kombinoni panën, sheqerin, mascarponen dhe i rrihni mirë me një rrahës elektrik.

2

Kulloni komposton dhe lëngun ndajeni veç nga pjeshkat.

3

Lagni biskotat me lëngun e pjeshkës dhe i radhisni në një tavë. Sipër shtoni një shtresë me mascarpone, vendosni pjeshkët të prera në copa të vogla (jo të gjitha) dhe sipër tyre thërrmoni biskotat.

4

Përsëriteni këtë dy herë. Në fund e mbuloni tiramisunë me një shtresë maskarpone dhe disa feta pjeshke të radhitura njëra pas tjetrës.

5

E fusni tiramisunë në frigorifer. E mira do ishte ta konsumoni ditën tjetër pasi tiramisuja të jetë forcuar. Në të kundërt mund ta konsumoni pas 4 orësh. Ju bëftë mirë!

Lini një koment