1.Shpëlajmë thjerrëzat dhe i vendosim për t’i zierë në temperaturë mesatare. Pesë minuta pasi të fillojë zierja, i largojmë dhe i kullojmë.
2.Në një tenxhere ngrohim vajin dhe kaurdisim qepën të grirë hollë derisa të verdhet. Shtojmë hudhrat të prera në copëza dhe i trazojmë së bashku për 1 minutë.
3.Fillimisht shtojmë perimet që duan më shumë kohë për zierje si përshembull karotën, patatet, e më pas me rradhë selinonë, patëllxhanin, kungullin, specat, domatet, të gjitha perimet të prera në kubikë.
4.Vendosim një gjethe dafine dhe thjerrëzat dhe shtojmë ujë baraz me nivelin e perimeve.
5.Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi dhe e lëmë turlinë të ziejë me kapak të mbyllur për 15 minuta.
6.Në fund, shtojmë uthull sipas shijes që preferoni dhe e shërbejmë duke e spërkatur me majdanoz.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment