Çdo mbrëmje ndihemi sikur dita intensive nuk na lë të kujdesemi mjaftueshëm për lëkurën. Është e rëndësishme sidomos për fytyrën, që t’i kushtojmë rëndësinë e duhur para se të flemë.
Duhet ta çlirojmë nga pluhurat dhe bakteret që e kanë pushtuar gjatë ditës, por si? Maskat shtëpiake janë një ndihmesë e mirë në këtë drejtim.
Neps ka një sugjerim për ju:
Maska me tërshërë dhe mjaltë (për të gjitha tipet e fytyrës)

Përbërësit:
- 2 lugë gjelle tërshërë
- 2 lugë gjelle mjaltë
Udhëzime:
- Në një enë kombinoni mjaltin dhe tërshërën. I lini për 10 minuta bashkë derisa tërshëra të zbutet. Shtypeni tërshërën me ndihmën e një piruni.
- Aplikojeni më pas maskën në fytyrë dhe e lini për të paktën 30 minuta.
- Në fund e shpëlani fytyrën me ujë të bollshëm.
- Kjo maskë e thjeshtë do të riparojë lëkurën tuaj nga dëmtimet si rrjedhojë e radikaleve të lira, ndaj të cilave lëkura juaj është ekspozuar./neps.al
Lini një koment