Maskat e përgatitura në kushte shtëpie nuk janë vetëm për të kursyer para, por edhe për të na dhënë kënaqësi dhe rezultate të kënaqshme në çdo orë të ditës.
Kjo maskë është e përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës ka aftësi të tërheqë lëkurën, duke rregulluar gjithashtu edhe pigmentin e saj.
Mund të përdoret si nga meshkujt dhe nga femrat.
Përbërësit:
- 1 e bardhe veze
- ½ lugë çaji lëng limoni
- ½ lugë çaji vaj kokosi
Përgatitja:
- Në një enë bashkoni të tri përbërësit dhe i përzieni derisa të krijoni një pastë homogjene. Tani lajeni fytyrën dhe thajeni mirë.
- Aplikoni pastën që përgatitët pak më parë dhe e lini të veprojë për 20 minuta.
- Pas kësaj e shpëlani lëkurën me ujë të ftohtë.
- E fshini fytyrën me një peshqir të pastër dhe aplikoni pak vaj kokosi për hidratim.
Përsëriteni këtë proces 1 herë në javë, për 1 muaj rresht dhe fytyra juaj do të shumë herë më e re./neps.al
Lini një koment