Sugjerojmë:

Të shpejta dhe të lehta. Kjo është receta e biskotave me mollë e kanellë!

1 filxhan çaji tërshërë
1 filxhan çaji miell
1 mollë
1 filxhan çaji pure molle
1/3 filxhan çaji vaj kokosi
1/3 filxhan shurup panje
1/8 lugë çaji kripë
1/4 lugë çaji arrëmyshk
1/2 lugë çaji pluhur pjekjeje
2 lugë çaji kanellë

1.Ngrohni paraprakisht furrën në temperaturën 175 gradë celcius.

2.Qeroni mollën, grijeni në rende dhe shtrydhini lëngun e tepërt.

3.Hidheni në një enë së bashku me purenë e mollës, vajin e kokosit dhe shurupin e panjës.

4.Në një enë tjetër kombinoni miellin, kanellën, pluhurin pjekës, arrëmyshkun dhe kripën.

5.Shtojini në enën me përbërësit e tjerë së bashku me tërshërën dhe përziejini mirë derisa të përftoni një masë homogjene.

6.Merrni pak nga brumi dhe formoni biskotat sipas formës që dëshironi.

7.Renditini në një tavë dhe piqini për 10 deri në 13 minuta. Ju bëftë mirë!

Lini një koment