Sugjerojmë:

Të gjithë do të marroseni pas recetës së petullave me hudhra e kos!

Petulla me hudhra e kos

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 30 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 300 gram miell
  • 1 litër kos
  • 2 lugë kafe sodë buke
  • 1 kokërr vezë
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 250 ml ujë të vakët
  • pak nenexhik
  • vaj për skuqje
  • 4-5 thelpi hudhër
  • kripë

Udhëzimet

1

Në një tas rrihni vezët, shtoni miellin, kripën, sodën dhe ujin. E trazoni mirë masën dhe më pas e lini të pushojë për 30 minuta.

2

Pas kësaj formoni toptha të vegjël për petulla dhe i vendosni për t’i skuqur në një tigan me vaj të nxehur.

3

Ndërkohë shtypni hudhrat dhe i shtoni në një enë. Shtoni kosin, kripën, vajin e ullirit, nenxhikun.

4

I trazoni mirë dhe tani mund t’i shijoni petullat me salcën e shijshme që përgatitët. Ndajeni recetën edhe me miqtë tuaj!

Lini një koment