Sugjerojmë:

Të bësh puding me limon vetëm me tre përbërës!

Të bësh puding me limon vetëm me tre përbërës!

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 30 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ky puding me shije të mrekullueshme falë limonit, nuk ka nevojë për xhelatinë!

Ingredientët

  • 4 limona
  • 2 gota e gjysmë me sheqer
  • 3 gota e gjysmë me krem qumështi

Udhëzimet

1

Si fillim lani limonët, i qëroni lëkurën në bishta të gjatë dhe i vendosni për t'i zierë (vetëm lëkurat) për 10 minuta.

2

Më pas i hiqni lëkurat, i thani dhe i kaloni në një tigan. I shtoni një 1 gotë e gjysmë me sheqer dhe një gotë e gjysmë me ujë.

3

Trazojini vazhdimisht dhe i lini për 10 minuta në zjarr.

4

Transferojeni lëkurën e limonit në një tas të madh dhe i shtoni një lugë sheqer. E lini të ftohet.

5

Ndërkohë tek shurupi i mbetur në tigan, shtoni kremin e qumështit. Trazojeni vazhdimisht për 15 minuta.

6

Shtrydhini sipër lëngun e limonit. I përzieni për herë të fundit dhe kalojeni masën në 6 gota.

7

E lini në frigorifer për të paktën 5 orë. Pasi të jenë gati, shtojini shiritat e limonit para se ta shërbeni. Ju bëftë mirë!

Lini një koment