Të bësh një gjiro greke në shtëpi është kaq e thjeshtë!
Tek kjo recetë do përqendrohemi vetëm tek mbushja e gjirove greke me mish pule.
Çfarë ju duhet:
3-4 fileto pule
¼ filxhan me vaj ulliri
2 lugë gjelle lëng limoni
4 thelpi hudhër
1 lugë çaji rigon
½ lugë çaji me kripë
¼ lugë çaji me piper
Udhëzime:
Filetot e pulës do i marinoni në një tas me vaj ulliri, lëng limoni, rigon, hudhra, kripë, piper.
Më pas e fusni tasin në frigorifer dhe i lini për 30 minuta.
Ngrohni skarën dhe i piqni për 5-7 minuta nga secila anë. Ngrohni gjithashtu edhe pitet.
Prisni 5 minuta para se të prisni mishin në kubik të vegjël ose shirita.
Merrni pitet dhe i lyeni me xaxiq ose salcë kosi të thjeshtë, shtoni mishin, patatet e skuqura dhe perimet tuaja të preferuara, si për shembull domate, kastraveca, speca, qepë etj. Ju bëftë mirë!
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment