Tavë plot shije me brokoli dhe beshamel të përgatitur vetë

Ingredientët

  • 1 brokoli i madh
  • 4 kokrra patate mesatare
  • 1 kokërr qepë
  • 2 kokrra domate
  • Kripë
  • Vaj
  • Për beshamelin:
  • 5 lugë gjalpë
  • 3 lugë miell
  • 2.5 gota qumësht

Udhëzimet

1

Në fillim prisni qepën dhe brokolin dhe i hidhni në një tigan ku më parë keni hedhur pak vaj.

2

I përzjeni dhe u shtoni patatet dhe domatet dhe lërini të skuqen.

3

Shtojuni kripë dhe pak ujë dhe lërini të ziejnë sa masa të trashet.

4

Më pas masën hidheni në tavë dhe lëreni të piqet në furrë për 20 minuta.

5

Bëni gati beshamelin: Në një tigan hidhni gjalpin dhe miellin dhei skuqni deri sa mielli të marrë ngjyrë të lehtë.

6

Më pas shtoni kripë dhe qumësht dhe lërini të zihen deri sa masa të trashet.

7

Pasi beshameli është gati hidheni tek tava dhe futeni sërish tavën në furrë edhe për 7-8 minuta.

Lini një koment