Sugjerojmë:

Tavë peshku me domate qershi dhe erëza

Ingredientët

  • Peshk i madh
  • Kripë
  • Piper
  • Rozmarinë
  • Chili
  • Piper i kuq
  • Borzilok i thatë
  • Rigon
  • Trumëz
  • Domate qershizë
  • Hudhra
  • Limon (e shtrydhim 1 kokërr pasi peshku është pjekur)
  • Vaj ulliri

Udhëzimet

1

Pastrojmë peshkun nga luspat dhe organet, duke e prerë pjesen e barkut deri në afërsi të gojës.

2

E lajmë me ujë të bollshëm dhe e marinojmë me erëzat.

3

E vendosim në tavë dhe shtojmë domatet dhe thelpinjtë e hudhrës (të pa prera).

4

Domatet i shpojmë pak me majën e thikës të lëshojnë lëngun gjatë pjekies.

5

E pjekim në temperaturë 180 C .

6

Nëse e doni pak kërce mund ta ngrini temperaturën në fund të procesit deri ne 200 C

7

Shtrydhim sipër një kokërr limon.

8

Dhe tava do të jetë gati për 30 minuta.

Lini një koment