Sugjerojmë:

Tavë me spinaq, patate dhe vezë

Tavë me spinaq, patate dhe vezë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Sa e thjeshtë, sa e shijshme! Çfarë prisni për ta provuar?

Ingredientët

  • 1 lugë gjelle pure domateje
  • 500 gram spinaq
  • 2 qepë të vogla
  • 3 thelpi hudhra
  • 3 patate
  • Kripë dhe piper të zi
  • majdanoz
  • 1 ½ lugë gjelle lëng limoni
  • 4 vezë
  • vaj ulliri

Udhëzimet

1

Lajmë, pastrojmë spinaqin dhe e presim atë. Qërojmë patatet dhe i presim në kubikë të vegjël.

2

Qepët i grijmë shumë hollë, gjithashtu edhe hudhrat.

3

Në një tigan të thellë ngrohim vajin, shtojmë qepën dhe e kaurdisim atë derisa të ulë volumin.

4

Shtojmë hudhrat, patatet e prera në kubikë dhe i kaurdisim për 2-3 minuta.

5

Shtojmë 1 lugë gjelle salcë domateje, spinaqin e përziejmë duke shtuar 1 lugë kafe ujë të valuar, kripë, piper të zi, majdanoz, 1 lugë gjelle lëng limoni dhe i përziejmë mirë.

6

Vendosim kapakun për 2 -3 minuta.

7

Shtojmë vezët, i lëmë derisa të mpiksen dhe e shërbejmë të ngrohtë.

Shënime

Receta marrë nga shqiptarja.com

Lini një koment