Sugjerojmë:

Tavë me sallam dhe patate

Tavë me sallam dhe patate

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 100 gram sallam (i prerë në copa të vogla)
  • 3 patate të prera në feta-feta
  • 100 gram pana kuzhine
  • 100 gram djathë kaçkavall
  • 3 vezë
  • 2 lugë gjelle bukë e grirë
  • Kripë, piper
  • Rozmarinë
  • Vaj ulliri

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me ujë dhe kripë, vendosni fetat e patateve. I lini të ziejnë për 5-7 minuta.

2

Në një enë rrihni vezët, panën, djathin, pak kripë dhe piper.

3

Merrni një tavë dhe e lyeni me pak vaj ulliri. Shtoni galetën, një shtresë patatesh dhe gjysmën e mbushjes që përgatitëm më parë.

4

Përsëriteni këtë dy herë. Në fund vendosni patatet e mbetura dhe copat e vogla të sallamit.

5

Shtoni edhe degëzat e rozmarinës.

6

E fusni në furrë për 15-20 minuta në temperaturë 180 gradë celsius. Ju bëftë mirë!

Lini një koment