Tavë me qumësht e lulelakër. Totalisht një adhurim!

Tavë me qumësht e lulelakër. Totalisht një adhurim!

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Përveçse në sallatë, lulelakra është një mrekulli edhe kur konsumohet në tavë me salcë beshamel sipër. Për detajet e përgatitjes hidhini një sy recetës....

Ingredientët

  • 1 lulelakër
  • 120 gram djathë çedar
  • ¼ filxhan me djathë parmixhano
  • 1 ½ gotë me qumësht
  • 120 gram proshutë e tymosur
  • 2 lugë gjelle miell
  • 1 qepë
  • 3 thelpi hudhra
  • 1 lugë kafe arrëmyshk
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 2 lugë gjelle majdanoz i grimcuar
  • Kripë, piper të zi për shije

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.

2

Në një tenxhere me ujë e kripë, vendosni për të zierë lulelakrën. Pas 7 minutash e hiqni, kullojeni dhe e lini mënjanë.

3

Në një tigan skuqni gjalpin. Shtoni më pas qepët e prera imët, miellin dhe hudhrat. I përzieni përreth 1 minutë.

4

Shtoni qumështin, arrëmyshk, kripë, piper. I përzieni mirë derisa masa fillon të trashet pak.

5

Merrni tavën dhe vendosni në të copat e lulelakrës. Sipër i shtoni masën që përgatitët.

6

Vendosni copat e pançetës, djathin çedar, parmixhano dhe pak majdanoz. I fusni në furrë për 20-25 minuta. Ju bëftë mirë!

Lini një koment